Një person është therur të enjten, rreth orës 22 e 30, në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje që pati me të dyshuarin.
Sipas policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje në lidhje me një aksident trafiku, me një thikë e ka lënduar viktimën, mashkull. Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. /TV Arbëria