Një person është therur me thikë mesditën e sotme në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.
Sipas zëdhënëst të policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse policia po merret me rastin.
“Rreth orës 11:45, policia në Mitrovicë ka pranuar informatë për një person të lënduar. Bazuar në informatat fillestare behet e ditur se viktima m/k/sh, ka kërkuar tretman mjekësor pasi në rrugën ” Mbretëresha Teutë” në një përleshje ishte sulmuar nga një person i dyshuar me një mjet i mprehtë. Njesitet përkatëse policore janë duke trajtuar rastin”, tha ai.