Mbrëmë ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë në Skenderaj, shkruan Arbëria TV.
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i mitur pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me thikë një person.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim, ndërkaq njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje.
Lajmin për Arbëria TV e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Vrasje në tentativë Skenderaj 04 qershor 2024 Dy persona të dyshuar janë arrestuar gjatë ditës së djeshme në Skenderaj, arrestimi i dy të dyshuarve të moshës së mitur është bërë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje me një (mjet të mprehtë ) kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e lëndimeve viktima i moshës së mitur është dërguar për tretman mjekësor në SHSKUK. Me vendim të prokurorit, njërit nga të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Zahiti./Arbëria TV/