Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Theret me thikë një i mitur në Mitrovicë

Theret me thikë një i mitur në Mitrovicë

Një i mitur është therur sot në sheshin “Skënderbeu” në Mitrovicë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Ai tha se është arrestuar një i mitur në cilësinë e të dyshuarit.

“Sot, rreth orës 09:45, është raportuar për nje person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një preleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve.”