Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani.
Ai tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa shtoi se viktima është dërguar në QKUK për trajtim.
“Sipas hetimeve të para mësohet se viktima është i moshës 24 vjeqar i cili me urgjencë është dergu në qendrën emergjente këtu në Gjilan dhe më pas për shkak të lëndimeve dergohet në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejmë”, tha Hashani.
Ai tha se i dyshuari është i njohur për policinë dhe është në kërkim.
“Policia e Kosovës po punon intezivisht në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”.