Një burrë i dyshuar është arrestuar në Skenderaj, pasi ka therur me thikë dy persona të tjerë.
Sipas njoftimit të policisë, rasti kishte ndodhur shkak i një mosmarrëveshjeje.
“Skenderaj / 25.07.2024 – 00:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë dy viktimat meshkuj kosovarë. Viktima janë dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.