Sami Frashëri ishte një nga ideologët e shquar të lëvizjes kombëtare shqiptare.
Një udhëheqës ideologjik, demokrat, mendje e ndritur prej dijetari, ai mbetet një nga personalitetet më të rëndësishëm të Rilindjes. Mes tjerash, Samiu ishte e një poliglot që dinte tetë gjuhë të huaja.
Sami Frashëri, vëllai i vogël i Naimit, konsiderohet se ia ka vënë bazat shkencore gjuhës letrare turke, duke hartuar dhe botuar alfabetin dhe gramatikën e gjuhës turke. Ai ka lënë 10 vepra gjuhësore, didaktike, si alfabete, gramatika e fjalorë, që ruajnë vlera aktuale.
Më poshtë, për lexuesit kemi përmbledhur disa nga thëniet e tij më të bukura:
-A ka të drejtë të quhet njeri ai, që nuk mendon për njerëzimin?
-I mençuri tregon shumë gjëra me pak fjalë; i marri flet tërë ditën dhe nuk tregon asgjë.
-Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes, aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë.
-Mësimi më i madh në këtë botë është vështirësia; s’ka sukses ai që nuk has në vështirësi.
-Idetë e mëdha formohen te shpirtërat e mëdhenj.
-Dijetar (filozof) është ai që i përshtatet puna fjalës së tij e fjala opinionit të tij.
– Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtëra.
– Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.
/TV Arbëria