Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Thënie të mençura nga presidenti legjendar Kennedy

Thënie të mençura nga presidenti legjendar Kennedy

John F. Kennedy, i njohur për sharmin e tij dhe të folurën në publik, është presidenti i parë më i ri, i cili në moshën 43-vjeçare u zgjodh për të drejtuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Amerikanët e kujtojnë atë me dashuri si një figurë frymëzuese dhe një ndër presidentët më të dashur në histori.

Koha e duhur për të rregulluar çatinë është atëherë kur dielli shkëlqen.

Një fëmijë i keqarsimuar është një fëmijë i humbur.

Një njeri vdes, kombet ngjiten e bien, por një ide vazhdon të jetojë.

Një shtet i cili ka frikë që t’i lejojë njerëzit e tij ta gjykojnë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë prej njerëzve të tij.

Të gjithë njerëzit e lirë, kudo që ata jetojnë, janë qytetarë të Berlinit. Dhe prandaj, si një njeri i lirë, unë gjej krenari në fjalët “Ich bin ein Berliner!” (Unë jam një Berlinas).

Amerika e ka hedhur kapelën e saj mbi murin e hapësirës.

Dhe kështu, bashkëqytetarët e mi amerikanë, mos pyetni se çfarë mund të bëjë për ju vendi juaj: pyetni çfarë mund të bëni ju për vendin tuaj.

Teksa shprehim mirënjohjen, ne nuk duhet të harrojmë kurrë se vlerësimi më i lartë nuk është t’i shqiptosh fjalët, por të jetosh prej tyre.

Ndryshimi është ligji i jetës. Dhe ata që shikojnë vetëm të shkuarën ose të tashmen, është e sigurtë se e humbasin të ardhmen.

Komunizmi nuk ka ardhur kurrë në pushtet në një vend që nuk ishte rrënuar nga lufta ose nga korrupsion, ose nga të dy.

Kur pushteti e prin njeriun drejt arrogancës, poezia ia kujton kufizimet e tij. Kur pushteti e ngushton atë në shqetësimet e njeriut, poezia ia kujton atij pasurinë dhe larminë e ekzistencës. Kur pushteti korrupton, poezia pastron. /TV Arbëria

Themes by WordPress