Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Thënie inspiruese nga personalitete të shquara

Thënie inspiruese nga personalitete të shquara

Çdo mendje e ndritur e kohërave ka lënë trashëgiminë personale. Për disa janë veprat, për disa të tjerë aseti më i madh janë thëniet në letër.

Shumë prej tyre janë sfiduese, frymëzuese, interesante e optimiste, por vetëm të vërtetat, ato që i rezistojnë brezave janë më të vlefshmet.

Lexoni disa nga thëniet më inspiruese nga personalitete të shquara botërore:

  1. Kur çdo gjë shkon kundër teje, kujto që avioni gjithmonë ecën kundër erës, jo me të – Henry Ford
  2. Ne bëhemi çfarë mendojmë – Earl Nightingale
  3. Jeta duhet bërë për të lënë një impakt, jo për të bërë të ardhura –Kevin Kruse
  4. Çfarëdo që mendja e njeriut mund të konceptojë dhe besojë, mund ta arrijë – Napoleon Hill
  5. Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde janë kur lind dhe ditën që zbulon pse linde – Mark Twain
  6. Mos u përpiq të kesh sukses, por përpiqu të jesh një vlerë – Albert Einstein
  7. Unë zgjodha rrugën më pak të shkelur. Kjo bëri diferencën –  Robert Frost
  8. jëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje – Amelia Earhart
  9. Çdo lëvizje më sjell më afër qëllimit tim – Babe Ruth
  10. Përcaktimi i qëllimit është fillimi i arritjes – Clement Stone
  11. Jeta nuk është të marrësh dhe të kesh, është të japësh dhe të jesh – Kevin Kruse
  12. 20 vjet nga tani ne do të jemi më të zhgënjyer për gjërat që nuk bëmë, sesa nga gjërat që bëmë. Eksploro, ëndërro, zbulo – Mark Twain
  13. Jeta është 10% ajo që më ndodh mua, dhe 90% se si unë reagoj –Charles Suindoll
  14. Do të zhgënjehesh nëse dështon, por do të ndihesh i dënuar nëse nuk provon – Beverly Sills
  15. Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të vazhdosh të mbetesh artist kur rritesh – Picasso

/TV Arbëria

Themes by WordPress