Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Art > Thënie frymëzuese nga gratë e famshme në botë

Thënie frymëzuese nga gratë e famshme në botë

Për të motivuar dhe ndjekur ëndrrat tuaja ja disa nga këshillat nga femrat më të fuqishme dhe të suksesshme në botë.

Nga Reese Witherspoon tek Michelle Obama, të gjitha janë përballur me dështimet në fillim dhe tashmë japin këshillat e duhura për çdo femër që dëshiron të realizojë ëndrrat e saj.

Lady Gaga: “Disa gra zgjedhin të ndjekin njerëzit, dhe disa gra zgjedhin të ndjekin ëndrrat e tyre. Nëse po pyesni se cilën duhet të zgjidhni, mos harroni se karriera juaj nuk do zgjohet një ditë dhe t’ju thotë se nuk ju do më”.

Oprah Winfrey: “Dikur isha e frikësuar nga njerëzit që thoshin “Kush mendon ajo se është?”. Tani kam guximin të qëndroj dhe tu them “Ja kush jam unë”.

Beyoncé: “Sa herë që ndihem keq, e përdor atë ndjenjë që të më motivojë për të punuar më shumë. E përdor negativitetin për t’i dhënë forcën vetes ta transformojë atë në një gjë të mirë”.

Michelle Obama: “Suksesi nuk ka të bëjë me paratë që ju fitoni. Suksesi flet për ndryshimin që arrini të bëni në jetën e njerëzve”.

/TV Arbëria

Themes by WordPress