Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Themelohet Shoqata Amerikane Shqiptare e Kosovës në New York

Themelohet Shoqata Amerikane Shqiptare e Kosovës në New York

Është themeluar Shoqata Amerikano Shqiptare e Kosovës në New York të SHBA-së. Kjo është shoqata e parë e krijuar nga kosovarët që jetojnë në SHBA. American Albanian Association of Kosova u krijua me iniciativën e disa shqiptarëve nga Kosova që jetojnë në New York: Shpëtim Qorraj, Tahir Zekaj, Kastriot Blakaj, Valmir Kryeziu dhe Valon Gashi.

Në takimin e parë të mbajtur në Staten Island të New Yorkut ku ishin të ftuar shumë bashkatdhetarë nga SHBA, figura të rëndësishme të komunitetit shqiptar, fjalën e rastit e mbajti Shpëtim Qorraj njëri ndër iniciatorët kryesor të krijimit të Shoqatës. “Qëllimi ynë si organizatë nuk është vetëm të organizojmë evente apo festa. Qëllimi ynë është të ndërtojmë urë bashkëpunimi mes nesh si individë, mes bizneseve tona e mes brezave tonë të rinj dhe vendlindjeve tona.Ne duam të krijojmë një platformë ku zeri i secilit të ndegjohet, ku idetë e mira shndërrohen në projekte konkrete, dhe ku ndihma, respekti dhe dashuria për njëri-tjetrin janë baza e gjithçkaje që bëjmë”, tha ndër të tjera Qorraj gjatë fjalimit të tij.

Fjalimi i plotë i z.Qorraj

Ne vijmë nga një vend i vogël, por me një zemër të madhe – dhe kur kjo zemër rreh së bashku, gjithqka është e mundshme!

E sante ketu po e ndjej këtë zemer duke rrahur s’bashku e per kete ju falenderoi gjjthevë.

Po ashtu e falenderoi z.Salaj krytarin e shoqates Ana e Malit qe na ka mundësuar qe ne këtë takim ta mbajmë ketu ne Qendren Kultorore Shqipatre ketu në Staten Island e kjo u mundsua falë bashkimit të antarvë të kesaj shoqate po edhe kontributit të Shqiptarve nga gjitha trevat shqipyare. Falenderim gjjithvë për punen dhe kontributin e tyre.

Të nderuar bashkatdhetarë, miq e familjarë, të nderuar përfaqësues të komunitetit tonë, zonja dhe zotërinj,

Sonte jemi mbledhur këtu për një arsye të bukur e të rëndësishme — për te ju njoftuar e prezantuar zyrtarisht hapjen e Shoqatës Amerikane Shqiptare Kosova, një organizatë që

lindi nga dëshira jonë e përbashkët për t’u bashkuar, për të ndihmuar njëri-tjetrin dhe për të krijuar diçka që do mbetet trashëgimi për brezat që do të vijnë.

Shoqata Kosova u krijua nga një ide që për shumë kohë ka qenë pjesë e bisedave tona —në tavolina, në takime, në telefonata e në rrjete sociale. Shumë herë kemi thënë: “Duhet të bëjmë diçka për komunitetin tonë.” Sot, ajo fjalë “duhet” është kthyer në realitet.

Kemi kuptuar se koha është tani dhë duhet të jemi të bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të bëjmë ndryshim. Vetëm duke bashkëpunuar mund të forcojmë komunitetin shqiptar e të ndihmojmë njëri-tjetrin në nevoja, të promovojmë kulturën tonë dhe të jemi zë edhe më i respektuar në këtë vend që na ka pranuar si shtëpi të dytë e që shumë nga ne ndihemi si në shtepin tonë, fal mikëpritjes dhe kultures Amerikane dhë falë komunitetit të mrekulkushëm Shqiptaro Amerikan.

Qëllimi ynë si organizatë nuk është vetëm të organizojmë evente apo festa. Qëllimi ynë është të ndërtojmë urë bashkëpunimi mes nesh si individë, mes biznesevë tona e mes brezave tone të rinj dhe vendlindjeve tona.Ne duam të krijojmë një platformë ku zeri i secilit të ndegjohet, ku idetë e mira shndërrohen në projekte konkrete, dhe ku ndihma, respekti dhe dashuria për njëri-tjetrin janë baza e gjithçkaje që bëjmë.

Kemi shumë plane, shumë ide dhe mbi të gjitha — shumë dëshirë për të bërë gjëra të mira për komunitetin tonë këtu në Amerikë.

Qëllimi ynë nuk është vetëm të mblidhemi, por të krijojmë ura bashkëpunimi që lidhin zemrat tona me vendet prej nga vijmë — me Kosovën tonë të dashur, me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Preshevën, Medvegjën, Bujanocin, Çamërinë e Arbërinë.

Ne besojmë se bashkimi është forca më e madhe që kemi. Prandaj, një nga shtyllat tona kryesore do të jetë bashkëpunimi — me shoqatat e tjera shqiptare, me institucionet tona, por mbi të gjitha me ju — me komunitetin tonë.

Sepse mes jush ka njerëz me ide të ndritura, me energji dhe vullnet për të kontribuar. Ka profesionistë, artistë, sipërmarrës e aktivistë që jo vetëm kanë përvojë, por edhe miq e bashkëpunëtorë nga e gjithë bota.

Ne duam që secili prej jush të jetë pjesë e kësaj nisme. Të bashkojmë forcat, njohuritë dhe  zemrat tona për të ndërtuar një platformë të fortë, ku çdo shqiptar të ndjehet përfaqësues dhe krenar.

Sepse kur ne bashkohemi, idetë kthehen në vepra, dhe ëndrrat kthehen në realitet.

Sot është vetëm fillimi. Por ky fillim ka një energji të veçantë, sepse pas vetes ka njerëz me zemër të madhe, me vizion dhe me dëshirë të sinqertë për të bërë mirë. E sante po vrehët në futurat e juve se ky është nje fillim shumë i mbar e shumë i qelluar.

Le ta ruajmë këtë frymë bashkimi, sepse bashkimi është forca jonë më e madhe. Le të punojmë me ndershmëri, me respekt dhe me dashuri për njëri-tjetrin. Le ta bëjmë Shoqatën Kosova një shembull të mirë për komunitetet tjera shqiptare në Amerikë e kudo në botë.

Dhe për fund dua të thëmë:Këtu në New York, ne Shqiptarët jemi shëmbull për bashkëpunim e respekt ndaj njeri tjetrit, punojmë së bashku, rrimë, bëjmë muhabet e diskutojmë problemet politike, ekonomike e sociale e që janë të ndryshme varsisht nga cili shtet jemi, mirpo në fund, të gjithë kemi një ëndërr të përbashkët: të shohim kombin tonë të bashkuar, krenar dhe më të respektuar kudo në botë.

Gjithçka e madhe fillon nga takimet si kjo sonte, ku ne kalojmë kohë të mirë, qeshim, bisedojmë e ndajmë ide, dhe në të njëjtën kohë mbjellim farën e një të ardhmeje të përbashkët të një kombi Shqiptar të fortë, të bashkuar dhe me zemër të madhe.

Nga zemra ju falënderoj, për mbështetjen dhe për praninë tuaj sonte. Ky është takimi ynë i parë nën ombrellën e Shoqatës Kosova dhe bashkë, do të kemi shumë ndeja e takime e

punë të mira.

Falemiderit të gjithëve!

Rroftë populli shqiptar!