Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Themelimi i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Rama: Një kapitull i ri për menaxhimin e mbeturinave

Themelimi i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Rama: Një kapitull i ri për menaxhimin e mbeturinave

Kuvendi i Kryeqytetit ka votuar krijimin e Ndërmarrjes Komunale “Pastrimi”. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se  ky është një prej vendimeve më të rëndësishme për qytetarët e Prishtinës.

“Nga një kompani rajonale që menaxhonte shërbimin për gjashtë komuna, Prishtina po kalon në ndërmarrje të vetën, të Kryeqytetit, për Kryeqytetin dhe në shërbim të qytetarëve të tij. Themelimi i kësaj ndërmarrjeje është fillimi i një sistemi të ri. Një sistem ku Prishtina planifikon vetë, investon vetë, rrit kapacitetet dhe mban përgjegjësi të drejtpërdrejtë për pastërtinë e qytetit. Sot u votua për një zgjidhje afatgjatë për menaxhimin e mbeturinave në Kryeqytet dhe falenderoj të gjithë asambleistët që votuan për! Urime, Prishtinë! Një kapitull i ri fillon sot”, ka thënë Rama.