Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Thellohet skandali i garës për rektor në UP – Dyshohet se kandidati Faton Berisha kishte bashkëpunuar me Akademinë e Shkencave të Serbisë

Thellohet skandali i garës për rektor në UP – Dyshohet se kandidati Faton Berisha kishte bashkëpunuar me Akademinë e Shkencave të Serbisë

Sefer Avdiaj, Isak Shabani, But Dedaj, Faton Berisha dhe Gjyljeta Mushkolaj ishin pesë profesorët të cilët para një muaji kishin kandiduar për pozitën rektorit të Universitetit të Prishtinës, por jo të gjithë i shkuan deri në fund kësaj gare.

Kriteret që kërkoheshin në konkursin e hapur nga Universiteti i Prishtinës, nuk i plotësuan të gjithë kandidatët.

Arbëria TV kishte raportuar se profesoresha e Fakultetit Juridik, Gjyleta Mushkolaj, nuk e plotësonte kriterin e punimeve shkencore, pasi e njëjta nuk kishte asnjë kërkim shkencor të publikuar në platformat Scoopus dhe ëeb of Science, me ç’rast pas raportimit të TV Arbëria profesoresha e lartpërmendur u tërhoq nga gara.

Në anën tjetër, edhe profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike – Natyrore në UP, Faton Berisha, i cili njëkohësisht është edhe prorektor për personel akademik, integritet dhe botime, numëronte vetëm 7 punime dhe 4 citime në Scoopus, ani pse ka dy mandate si prorektor i shkencës.

E kur jemi tek ky i fundit, skandali vazhdon të thellohet.

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, përmes një reagimi publik, kishte bërë të ditur se i kanë përcjellur me shqetësim të gjitha raportimet në lidhje me kandidatët që synojnë pozitën rektorit për katër vitet e ardhshme.

Madje, Parlamenti Studentor kishte njoftuar se pjesë e kësaj liste është edhe një profesor që ka publikuar punime në Akademinë e Shkencave të Serbisë.

“Nga gjithsej pesë kandidatë, kanë aplikuar të tillë që nuk e kanë asnjë punim shkencor në platformat e përcaktuara nga vetë universiteti. Pra, realisht ka kandidat që nuk i plotëson kriteret për të qenë pjesë e stafit akademik e lëre më të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave e të konkurojë për të parin e universitetit. Fatkeqësisht, kemi pranuar raportime se pjesë e kësaj liste është edhe një profesor që ka publikuar punime në Akademinë e Shkencave të Serbisë dhe është punësuar pikërisht në kohën kur pjesa më e madhe e shqiptarëve janë larguar dhunshëm nga puna”, shkruhet në reagimin e Parlamentit Studentor.

Por, kush është profesori i UP-së i cili në të kaluarën ka pasur bashkëpunim me Serbinë?

Arbëria TV nga burimet e sigurta, ka mësuar se fjala është për profesorin e Fakultetit të shkencave Matematike-Natyrore, i cili njëkohësisht është prorektor për personel akademik, integritet dhe botime, Faton Berisha.

Në lidhje me këto informata, Arbëria TV do të publikojë edhe pjesën e dytë të hulumtimit, me ç’rast do të publikojë detaje të cilat tregojnë pikërisht ndërlidhjen e Berishës me Akademinë e Shkencave të Serbisë dhe dyshimet e ngritura për angazhimin e tij në kohen kur po dëbohej stafi akademik në Kosovë.

Ndërkaq, Sefer Avdiaj dhe Isak Shabani janë dy kandidatët me më së shumëti punime shkencore të publikuara, të cilët shihen edhe si pretendentët më të denjë për ta fituar pozitën e rektorit të UP-së./Arbëria TV/

LEXO EDHE:

Pjesë e Akademisë së Shkencës por pa asnjë punim, kush është profesoresha që ia mësyu garës për rektor në UP?

Powered by WordPress