Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Thellohet skandali i Berishajt në Slloveni: Përfshihet rrethi i Albin Kurtit dhe BIA serbe

Thellohet skandali i Berishajt në Slloveni: Përfshihet rrethi i Albin Kurtit dhe BIA serbe

Skandali financiar i ambasadorit Martin Berishaj ka tronditur opinionin politik në disa shtete, por më së rëndi në Kosovë dhe Slloveni. Edhe më tronditëse ishte mbrojtja që i kanë bërë akterët kryesorë të pushtetit në vendin tonë. Por, së fundi një gazetar slloven ka publikuar pretendime shqetësuese që imlikojnë ‘rrethin’ (njerëzit e afërt) e kryeministrit Albin Kurti dhe BIA-n famëkeqe serbe. Për çka bëhet fjalë?

Kësaj radhe, raportimi është bërë nga mediumi slloven Pozhareport dhe duket se e thellon edhe më shumë skandalin financiar në të cilin është përfshirë ambasadori Martin Berishaj.

Por, për më keq në këtë raportim të ri përmendet edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Detaje të reja nga hetimi i Golob (kryeministri slloven) dhe i GEN-it: Një pjesë e parave duhej të shkonte në Kosovë, për Kurtin.” – nis raportimi shqetësues.

Afera e Martin Berishajt kishte shpërthyer mu në kohën kur po mbaheshin zgjedhjet parlamentare në Slloveni gjatë muajit prll – por megjithatë po dëshmohet vazhdimisht se nuk kanë qenë thjesht një flluskë në fushatën elektorale të atëhershme, raporton ky medium.

Ministrja

Tatjana Bobnar ishte emëruar ministre e Punëve të Brendshme nga kryeministri i ri Robert Golob më 1 qershor të këtij viti. Golob – ashtu si ambasadori ynë Martin Berishaj – është në qendër të këtij superskandali.

Por, ministrja Bobnar kishte dhënë dorëheqje disa ditë më parë. Mediat kishin raportuar se raportet e ministres me kryeministrin kishin qenë shumë të këqija kohët e fundit. Bobnar kishte thënë që “politika duhej të ndalonte jashtë dyerve të policisë” duke nënkuptuar se kryeministri Golob dhe shefi i tij – që mbështetej edhe nga Kurti – po kërkonte të bënte emërime politike.

“Burime jozyrtare kanë nënkuptuar që komentet e Bobnarit për interferencën politike (të kryeministrit) ishin një hap larg për Golobin.” – shkruante Euractiv.

Dhe, pikërisht Bobnar – ish zyrtare policore 53 vjeçare – sipas mediave sllovene del të jetë në qendër të zbulimeve të reja që prekin edhe Kosovën.

“I gjithë dokumentacioni policor i lidhur me hetimin thuhet të jetë dorëzuar te Zyra e Prokurorit të Shtetit nga ana e Ministres së Punëve të Brenshme, Tatjana Bobnar,” – ka shkruar mediumi slloven.

Burimet i kanë thënë kësaj gazete se kryeministri slloven do ta kishte shumë të vështirë që ta ndalonte këtë hetim, edhe nëse “do të zëvendësonte gjysmën e policisë”.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta Pozareport, një pjesë e parave nga GEN-i në Beograd kishin shkuar në Kosovë gjatë asaj kohe, më saktë te “rrethi i kryeministrit Albin Kurti, për të cilën gjë, shërbimi i inteligjencës serbe BIA thuhet ta ketë ditur.”

Albin Kurti, Vjosa Osmani, Donika Gërvalla dhe figura tjera kyçe të pushtetit në Kosovë e kanë mbrojtur në mënyrë mjaft të çuditshme ambasadorin Martin Berishaj për skandalin em adh financiar të tij.

Martin Berishaj kallëzim penal / EKSKLUZIVE: Anti-Korrupsioni dorëzon kallëzim penal ndaj ambasadorit Martin Berishaj
Nacionale kishte raportuar më herët se si ishin hapur hetime nga Prokuroria për mos-deklarim pasurie nga ana e Martin Berishajt.

Në këtë skandal financiar raportohet të kenë qenë rreth gjysmë milioni euro në kesh, të cilat ishin tërhequr nga ana e tij. Berishaj i kishte mohuar përgjithësisht akuzat, duke shqyrtuar edhe padinë ndaj televizionit slloven Planet TV, por megjithatë pa u marrë specifikisht me akuzat që rëndonin mbi të.

Berishaj ishte zbuluar përmes kompanisë së tij MB Consulting se kishte marrë para nga dega e GEN-it në Beograd.

Deri tash nuk ka pasur asnjë reagim për këtë thellim skandali nga ana e njerëzve të pushtetit e i cili është publikuar dy ditë më parë.

Bojan Pozhar që ka themeluar mediumin ku janë raportuar detajet e fundit është shumë i njohur në Slloveni. Ai kishte botuar edhe një libër për ish Zonjën e Parë të ShBA-ve, znj. Melania Trump e të titulluar “”Trump – Rrëfimi i brendshëm: Nga fshati komunist slloven te Shtëpia e Bardhë.”

Skandali i raportuar në prill

“Pronari i MB Consulting dhe i punësuari i vetëm i kësaj kompanie është Martin Berishaj. Ai u ka thënë autoriteteve tatimore në Mal të Zi që arsyeja përse i ka tërhequr paratë kesh kishte të bënte me një marrëveshje që ai e kishte me kompaninë e tij”, thotë media sllovene në prill, duke treguar që Berishaj i ka tërhequr rreth 200 mijë euro nga llogaria personale dhe rreth 320 mijë të tjera i ka tërhequr si profit nga llogaria e biznesit.

Kjo kompani ishte hapur nga ana e Martin Berishajt vetëm dhjetë ditë përpara se të bëhej pagesa e parë nga kompanie GEN-i në Beograd.

Martin Berishaj kallëzim penal / Skandali i Martin Berishajt, si e mbrojtën Kurti, Osmani e Gërvalla ambasadorin e kallëzuar penalisht?
Media sllovene tregon që gjëja që e ka tërhequr më së shumti vëmendjen e hetuesve ka qenë fakti që pothuajse 600 mijë euro nga kompania MB Consulting rregullisht janë tërhequr në kesh.

Z. Berishaj njihet si mik shumë i afërt i kryeministrit Kurti. Ai ka qenë ndër të parët që kishte shkuar për të festuar në selinë e LVV-së, pas fitores në zgjedhjet e vitit të kaluar. Një raport i tillë i ishte shpërblyer pa humbur kohë, duke e emëruar ambasador të Kosovës në Kroaci.

Powered by WordPress