Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Shqipëri > ​”The Guardian”: Shkoni në Shqipëri për pushime të përballueshme

​”The Guardian”: Shkoni në Shqipëri për pushime të përballueshme

Kërkoni pushime të përballueshme në plazh? Atëherë, shkoni edhe në Shqipëri, shkruan Mary Novakovich për prestigjiozen britanike “The Guardian”.

“Shqipëria shfaqet në më shumë lista se ku të shkosh çdo vit. Me më shumë se 400 kilometra vijë bregdetare, përfshirë Rivierën Shqiptare, nuk është për t’u habitur që vendi është kthyer në një destinacion shumë të kërkuar plazhi.

Dhe kjo, ashtu siç tregojnë hotelet dhe apartamentet e ndërtuara në bregdetin e Sarandës, nuk është më sekret.

Borshi, rreth 40 kilometra në veri të Sarandës, ka një shtrirje të gjatë plazhi me guralecë dhe me shumë hapësirë mes shezlongëve dhe çadrave të diellit.

Hotelet kanë pamje nga plazhi dhe dhoma dyshe të thjeshta, treshe dhe katërshe, disa me ballkone dhe me pamje nga deti.

Më në veri, Dhërmiu dhe Dhrimadhes janë ndër plazhet më të bukura të Shqipërisë, por ato tërheqin shumë njerëz në pikun e verës.

Plazhi i Dhërmiut është edhe mjedisi i festivalit të muzikës “Kala” nga 31 maji deri më 7 qershor, biletat e të cilit po shiten me shpejtësi.

Një javë më vonë do të jetë më e qetë dhe më e përkryer për një qëndrim në Perivolos Apartments, në një kodër midis dy plazheve. Ekziston edhe një restorant, një bar dhe një pishinë e përbashkët.

Në jug të Sarandës, përballë Korfuzit, ndodhet Ksamili, me disa plazhe, si dhe zonat arkeologjike dhe liqenet pranë parkut kombëtar të Butrintit.

Në buzë të Ksamilit, hotelet kanë dhoma me ballkone dhe pamje nga deti dhe të përshtatshëm për plazh”, shkruan Mary Novakovich për “The Guardian”. /TV Arbëria

Linku i artikullit

Themes by WordPress