Banorët e rajonit të Katalonjës do të ndalohen të lajnë makinat e tyre dhe të mbushin pishinat bosh si pasojë e vendosjes së disa masave nga autoritetet që synojnë të zbusin thatësirën më të keqe të regjistruar në rajonin verilindor spanjoll.
Masat u miratuan pasi rezervuarët ranë në afërsisht 16% të kapacitetit të tyre dhe do të prekin rreth 200 fshatra e qytete, duke përfshirë Barcelonën dhe rreth gjashtë milionë njerëz.
Pushteti vendor kërkon që banorët të ulin përdorimin e ujit me 5% dhe fermerët deri në 80%.
View this post on Instagram