Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Thaçi: Qeveria Kurti 3 më së largu të dielën, LDK s’ka guxim të marrë përgjegjësi

Thaçi: Qeveria Kurti 3 më së largu të dielën, LDK s’ka guxim të marrë përgjegjësi

Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka pritje që Qeveria Kurti3 do të formohet më së largu të dielën.

Për të arritur këtë ai ka thënë se ka bisedime, por nuk ka dhënë detaje se më kë.

“Pres të dielën që ta kemi Qeverinë Kurti 3, shpresoj shumë se kjo do të ndodhë të dielën apo para të dielës. Shpresoj shumë se këto tri ditë do të krijohet Qeveria Kurti3. Sigurisht që ka bisedime dhe ato do të bëhen të ditura që sapo të formohet koalicioni”, ka thënë Thaçi.

Deputeti i LVV-së ka akuzuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për mungesë guximi për të marrë përgjegjësi në bashkëqeverisje me Vetëvendosjen.

Ai ka thënë se qeverisja nuk është privilegj, por përgjegjësi dhe kjo sipas tij, po i mungon LDK-së.

“Nuk është mirë që ka politikanë që nuk e kanë guximin të marrin përgjegjësinë mbi supet e tyre. Prandaj, Qeveria nuk është privilegj, por përgjegjësi dhe në këtë rast nuk e ka guximin LDK t’i bashkohet që ta merr këtë përgjegjësi që ta qeverisim vendin”, ka thënë Thaçi në tëvë1.

Duke komentuar deklaratën e kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, se nuk do të ketë koalicion me LVV-në ai ka thënë se është e drejt e tyre, por siç ka thënë ka një porosi për Abdixhikun “ se partia nuk rritet duke bllokuar shtetin”