Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Thaçi nga Haga uron 28 Nëntorin dhe kritikon Specialen: Besoj se nëntorët tjerë do t`i festojmë bashkërisht

Thaçi nga Haga uron 28 Nëntorin dhe kritikon Specialen: Besoj se nëntorët tjerë do t`i festojmë bashkërisht

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka kritikuar Gjykatën Speciale, e cila sot ka caktuar seancën ndaj tij.

Në adresimin e tij ai ka thënë kjo nuk është dashur të ndodhte.

“Mbajtja e kësaj seance më 28 nëntor për mua dhe çdo shqiptar është befasi jo e mirë. I nderu agjyqtarë, sot cdo shqiptar ka festë shtetërore, kombetare dhe familjare. Sepse është festa e dinjitetit dhe krenarisë kombëtare, ku si çdo popull i lirë në botë feston dhe kujton. Sot çdo familje shqiptare dhe institucion i Kosovës edhe kujton edhe feston. Prandaj, mua nuk me mbetet tjetër veç ti uroj shqiptarët për festen e 28 nëntorit, të festojmë të bashkuar, krenar dhe me dinjitet. Besoj se nentoret tjerë do ti festojmë bashkarisht”, ka thënë Thaçi.