Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Thaçi nga Haga kujton prindërit: Babai më tha mos u mërzit për Serbinë, por me shokët mos u korit

Thaçi nga Haga kujton prindërit: Babai më tha mos u mërzit për Serbinë, por me shokët mos u korit

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në intervistën e parë pas pesë vjetësh në Hagë, në fillim të saj ka folur për prindërit dhe kujtimet me ta.

Ai ka përmendur takimet me prindërit në vitet 2023 dhe 2024. Ai ka kujtuar edhe një moment në fillim të viteve ’90 kur babai e kishte kuptuar se Thaçi ishte i angazhuar në çështjen e Kosovës dhe i kishte dhenë një mesazh.

“Vizitova prindërit në vitin 2023 dhe u preka shumë sepse i gjeta në gjendje jo të mirë shëndetësore. Prindërve ua kam borxh jetën, u përulem për të gjitha. I dhanë kuptim jetës sime. Kur u përshëndetëm më thanë rruga e mbarë, me zemër të lënduar, pa lot në sy, por thellëmendueshëm. Po atë mbrëmje u ktheva në Hagë”, ka thënë ai në intervistën me Adriatik Kelmendin.

“Gjatë vitit 2024 edhe pse jo në gjendje të mirë shëndetësore, prindërit më vizituan. Tre orët kaluan shpejtë. Që të relaksoja më shumë ndejën, ua kujtoja të kaluarën dhe kohën kur më jepnin para dhe blija gazetën Rilindja. Ia freskova babait kujtesën për një bisedë të viteve ’90, kur i ndihmova në oborr. E di dhe po e shoh që je hy në punë të rënda. Dua të them, sa për Serbinë mos u mërzit, veç me shokë mos u korit”, qe mesazhi i babait për Thaçin.