Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Thaçi i VV’së i reagon Abelard Tahirit: Njëjtë si unë, edhe ti, paguhesh nga buxheti i shtetit

Thaçi i VV’së i reagon Abelard Tahirit: Njëjtë si unë, edhe ti, paguhesh nga buxheti i shtetit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Halil Thaçi, ka reaguar ndaj deklaratave të Abelard Tahirit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), i cili tha se partia në pushtet ka shthurrje të numrave në Kuvend.Thaçi në një përgjigje për GazetaBlic theksoi se “shteti nuk është vetëm i Vetëvendosjes apo vetëm i Qeverisë.”

Ai nënvizoi se si deputet i mazhorancës, ashtu edhe Tahiri nga PDK, marrin paga nga buxheti i shtetit, duke e cilësuar të paskrupullt bllokimin e projekteve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për inate politike.” Përgjegjësia i takon çdo deputeti, qoftë i mazhorancës apo opozitës,” përfundoi Thaçi, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë në funksionimin e institucioneve.