Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Thaçi i VV-së: Partia vendos me kënd të bëjë koalicion

Thaçi i VV-së: Partia vendos me kënd të bëjë koalicion

Kandidati i VV-së për deputet, Halil Thaçi, nuk ka dashur ta komentojë deklaratën e Fatmir Limajt, i cili ka shprehur gatishmëri për të bashkëpunuar me Albin Kurti për formimin e qeverisë së re.

Ai ka thënë se nuk e ka dëgjuar deklaratën e Limajt.

“Me thënë të drejtë se kam dëgju deklaratën e Fatmir Limajt dhe për këto gjëra mund të flasim pasi të cërtifikohemi për këtë gjë dhe ta dimë se ku jemi me deputet, sa kemi arritur ta bëjmë shumicën në Kuvend”, ka thënë Limaj për “FrontOnline”.

Ai ka bërë me dije se për çështje të koalicioneve vendos Këshilli i Përgjithshëm i VV-së.

“Unë nuk jam deputet i pavarur unë i takoj një subjekti politik që quhet LVV. LVV-ja e ka një Këshill të Përgjithshëm që është organi më i lartë në subjektin politik dhe ai e vendos më kë do ta bëj koalicionin, nëse na duhet koalicion. Sigurisht që unë opinionin dhe mendimin tim do ta jap para dhe brenda këshillit të përgjithshëm mirëpo ajo mbetet si bisedë brenda këshillit të përgjithshëm dhe sido që të jete. E ripërsëris që Këshilli i përgjithshëm vendos së e kë do ta bëjë koalicionin”, ka thënë Thaçi.