Zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Elezit kanë përzgjedhur për kontroll një automjet të tipit Shkoda Superb, me targa të Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga një shtetas i këtij vendi.
I pyetur nëse kishte diçka për të deklaruar për Doganën, drejtuesi i automjetit është përgjigjur se nuk kishte “asgjë për të deklaruar”.
“Gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, zyrtarët e Sektorit Antikontrabandë kanë zbuluar 11.980 euro dhe 84.500 denarë maqedonas, të cilat ishin të fshehura dhe nuk ishin deklaruar në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës.
“Vlera e përgjithshme e mjeteve monetare të padeklaruara, pas konvertimit në euro, është 13.353,98 euro. Mjetet monetare janë konfiskuar”, vijon njoftimi.