Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërorë, Rita Ora, Vera Ora ka shpërndarë një videomesazh në kuadër të organizatës “Shliroj cicat” për gratë që përballen me kancerin e gjirit.
Jemi pothuajse në muajin tetor, siç edhe quhet “muaji rozë” i cili edhe njihet si muaji i ndërgjegjësimit ndaj kancerit të gjirit.
Gjatë këtij muaji organizohen: fushata informuese për parandalimin dhe zbuliimin e hershëm të kancerit të gjirit, kontrolle mjekësore falas ose me zbritje, mbështetje për gratë dhe familjet e prekura.
Kështu edhe në Kosovë, organizata “Shliroj cicat” më 13, 14 dhe 15 tetor e organizon një festival për t’i mbështetur këto gra.
Në videon e shpërndarë, Vera Ora është shprehur se një grua që preket nga kjo sëmundje ka nevojë për një dorë të fortë t’i qëndroj pranë.
“Hej shoqet e mija edhe shokë, kur një grua përballet me sëmundje, me çfarëdo sëmundje, sidomos me kancerin e gjirit, ajo ka nevojë për ma shumë se mjekim, një dorë e fortë, një përqafim i ngrohtë dhe një partner pranë saj bëhet dhe bëhet shpresa më e madhe për të dhe për tërë familjen. Më 14 tetor në prishtinë do të jem për të biseduar rreth kësaj”, u shpreh ajo.
View this post on Instagram