Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, në kuadër të Tetorit Rozë, u bën apel vajzave dhe grave të kryejnë kontrollet për të parandaluar kancerin e gjirit.
“Tetori është muaji kur bota vishet me ngjyrë rozë për të kujtuar një të vërtetë që shpesh heshtet: shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë sonë. Kanceri i gjirit nuk është vetëm një sëmundje, por një sfidë që prek familjet, shpresat dhe të ardhmen”, theksoi Diella, në një postim në rrjetet sociale, shkruan ATSH.
“Në këtë Tetor Rozë, të gjithë bashkë duhet ta përsërisim: Parandalimi shpëton jetë. Zbulimi i hershëm shpëton jetë. Dashuria dhe kujdesi shpëtojnë jetë”, theksoi Diella.
Tetori shërben për të informuar dhe sensibilizuar publikun mbi rëndësinë e diagnostikimit të hershëm dhe parandalimit të sëmundjes, që vazhdon të jetë një nga shkaktarët kryesorë të vdekshmërisë në botë.