Barcelona po synon në mënyrë aktive që të sigurojë fonde për të investuar në blerje të reja gjatë afatit kalimtar veror, pasi synimi i tyre mbetet transferimi i dyshes Nico Williams dhe Dani Olmo.
Përveç Vitor Roques, të cilin Barcelona është e gatshme ta shesë, The Athletic raporton se janë edhe shtatë lojtarë të tjerë që Barcelona po synon t’i largojë për çmimin e duhur.
Në mesin e emrave janë edhe top yjet si Frenkie De Jong, Ronald Araujo dhe Raphinha. Lëndimet e këtyre dy të parëve deri më tanë kanë përjashtuar shitjen e tyre, ndërsa ky i fundit e ka bërë të ditur se nuk planifikon të largohet.
Faza defanzive është ajo e cila është e stërmbushur me lojtarë andaj Clement Lenglet dhe Mikayil Faye mbeten dy kandidatët kryesor nga të cilët Barcelona synon t’i rrisë fondet.
Paga e lartë e Lenglet e bën atë një kandidat kryesor për shitje, ndërsa sa i përket Fayes askush deri më tani nuk e ka paguar klauzolën e tij prej 20 milionë eurosh.
Porto ishte ekipi më i interesuar për shërbimet e tij, por ‘gjuetia’ e tyre në kërkim të këtij transferimi tashmë ka ndaluar.
Një tjetër lojtar në listë që është kandidat për shitje është padyshim edhe Ansu Fati, i cili assesi nuk po mund ta rikuperojë versionin e tij më të mirë për shkak të lëndimeve.
Me shumë mundësi surpriza më e madhe në këtë listë është Ferran Torres. Ka pasur shumë pak zëra për largimin e tij në krahasim me të tjerët, por raportimet bëjnë të ditur se ai nuk e ka të garantuar një vend në skuadër.
24-vjeçari mbetet një lojtar të cili i ipen më shumë mundësi nga banka, pasi para tij favoritë për të luajtur janë Robert Lewandowski dhe Lamine Yamal.