Tetë ushtarë izraelitë u vranë në Gazën jugore të shtunën.
Mediat izraelite raportuan se ushtarët vdiqën në qytetin kufitar Rafah kur automjeti i blinduar në të cilin ndodheshin ata u godit nga një bombë.
Ushtria izraelite po heton nëse automjeti është goditur nga një bombë e vendosur para kohe apo është goditur nga operativët e Hamasit që iu afruan automjetit me një mjet shpërthyes.
Familjet e ushtarëve të tjerë janë informuar dhe emrat e tyre do të publikohen më vonë, sipas mediave izraelite.
Ndryshe, më shumë se 37,000 palestinezë janë vrarë që nga 7 tetori në ofensivën izraelite, sipas autoriteteve shëndetësore të drejtuara nga Hamasi në Gaza, shkruan The Telegraph.