Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > TESTI DODIK: A ishte heqja e sanksioneve amerikane ndaj Milorad Dodikut një “koncesion” i gabuar, apo “karrota” për tërheqjen, që ende mund të fshihet pas retorikës nacionaliste?

TESTI DODIK: A ishte heqja e sanksioneve amerikane ndaj Milorad Dodikut një “koncesion” i gabuar, apo “karrota” për tërheqjen, që ende mund të fshihet pas retorikës nacionaliste?

Shkruan: ARBEN FETOSHI
Vendimi i Thesarit në tetorin e kaluar (2025), i cili nga analistë ndërkombëtarë u interpretua si një qasje e re e administratës Trump, për ta testuar “vullnetin” e tij ndaj Marrëveshjes së Dejtonit dhe për ta shkëputur prej Kremlinit, mori kritika të forta nga senatorja Shaheen, pas retorikës secesioniste e minuese të Dosikut gjatë qëndrimit në SHBA, duke kërkuar rivendosje të masave kundër tij, në kuadër të sanksioneve mandatore të Aktit Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare.
Roli i SHBA-së për paqen në Ballkan ka qenë dhe mbetet vendimtar.
Prandaj, çdo sjellje që sfidon Marrëveshjen e Dejtonit dhe Marrëveshjen e Ahtisarit (Republikën e Kosovës), si dy kornizat themelore politike për arkitekturën perëndimore të sigurisë së rajonit, është kërcënim i drejtpërdrejt për stabilitetin dhe rendin demokratik në Ballkanin Perëndimor.
Në këtë kuadër, masat ndaj individëve që veprojnë në shërbim të agjendës ruse dhe të “Botës Serbe”, rezultojnë në mjete të domosdoshme për të forcuar paqen, sigurinë dhe mbrojtjen e vlerave euro-atlantike.
Përtej shpjegimit të retorikës së Dodikut me “karrotën” që mund të kamuflohet ende për konsum të brendshëm, “koncesioni” do të bëhej shumë shqetësues, nëse i jepet hapësirë që ta lexojë atë si “leje” për “të drejtën” e Republikës Serbe dhe “dështimin” e Bosnje-Hercegovinës.