Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Terras pas konsolidimit të institucioneve: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike

Terras pas konsolidimit të institucioneve: Kosova duhet ta kthejë stabilitetin në reforma dhe rritje ekonomike

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka thënë se qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë të madhe anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Në një postim në platformën X, Terras ka theksuar se stabiliteti institucional në Kosovë duhet të shfrytëzohet për avancimin e reformave dhe zhvillimin ekonomik.

Postimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës e mbështesin në masë dërrmuese anëtarësimin në BE. Stabiliteti institucional tani duhet të sjellë reforma dhe rritje ekonomike.Si raportues i Parlamentit Evropian për Kosovën, do ta shtoj bashkëpunimin me institucionet e saj për të avancuar rrugën evropiane të vendit.