Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Tërmkolli: LDK-në njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci, e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lumiri

Tërmkolli: LDK-në njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci, e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lumiri

Ish deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar lidhur me situatën në LDK, ku dje Avdullah Hoti, ish kryeministër i Kosovës dhe tani ka fituar mandatin e deputetit, kërkoi lidership të ri për LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se “LDK-në njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri”.

 

 

Postimi i saj i plotë:

LDK- jeta jonë që nuk falet!

LDK-në njëherë e ndanë përgjysmë Fatmiri e Daci dhe atë gjysmë pastaj e ndanë prapë përgjysmë Vjosa e Lulmiri.

 

E kryqëzuan LDK-ën rugoviane!

Për herë të parë anëtarësia e LDK-ës doli jashtë “terrenit” rugovian me largimin dhe daljen masive në VV. Me projekte e me agjenda sorosiane dhe “andej kufinit”.!

LDK është jeta jonë që nuk falet!