Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Termkolli: BIK-u po shfaqet si “shtet paralel islamik”, nuk mund të ushtrojë kompetenca të institucioneve të Kosovës

Termkolli: BIK-u po shfaqet si “shtet paralel islamik”, nuk mund të ushtrojë kompetenca të institucioneve të Kosovës

Melihate Termkolli ka reaguar ashpër ndaj rolit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), duke kundërshtuar atë që e konsideron ndërhyrje në kompetencat shtetërore të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka ngritur pyetjen se kush i jep të drejtë BIK-ut të ushtrojë kompetenca që, sipas saj, u takojnë institucioneve shtetërore, duke theksuar se edhe kur ka kritika ndaj ligjeve të caktuara, kjo nuk e arsyeton një rol të tillë.

Në reagimin e saj, Termkolli e ka cilësuar BIK-un si një “shtet paralel islamik”, ndërsa ka kritikuar ashpër politikën kosovare, të cilën e akuzon për dobësi dhe për konfrontim me miqtë e aleatët historikë të Kosovës.

Ajo ka shprehur shqetësimin edhe për drejtimin që, sipas saj, po merr shoqëria kosovare, duke vlerësuar se Kosova dhe shqiptarët po mbeten prapa zhvillimeve të botës dhe po kthehen drejt një mendësie që e quan mesjetare.