Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar përfaqësuesit e shtetit, pasi thotë se në Ditën e Pavarësisë dolën me heronjtë e “tyre”, raporton TV Arbëria.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk priten ditë të mira për vendin, derisa partitë i kanë heronjtë e tyre dhe përjashtojnë tjerët.
Sipas saj, është marrëzi që të mohohet presidenti Rugova, themeluesit të shtetit të pavarur dhe Adem Jashari e UÇK-ja dhe Hashim Thaçi.
Ajo ka shtuar se ata që guxojnë t’i mohojnë, janë adoleshentë të rrezikshëm të politikës të cilët nuk meritojnë t’i mbajnë pozitat që kanë!
Postimi i saj i plotë:
Përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë, Ditën e Pavarësisë, në Kuvend, secili doli me heronjtë “e vet”!
Nuk priten ditë të mira për një vend në të cilin secila parti politike ka heronjtë e vet, përjashtues me njëri tjetrin.
Është marrëzi politike e kombëtare mohimi i Presidentit Rugova, themeluesit të shtetit të pavarur dhe Adem Jasharit e UÇK- së, në cilëndo ngjarje kombëtare ndërsa në datën e shpalljes së pavarësisë është i patejkalueshëm edhe Hashim Thaçi!
Kështu thotë logjika dhe vetëdija shtetërore kombëtare. Ata që guxojnë t’i mohojnë, t’i partizojnë e t’i personalizojnë, janë veç adoleshentë të rrezikshëm të politikës të cilët nuk meritojnë t’i mbajnë pozitat që kanë!