Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës (FMK) përjetoi një tërmet katastrofal me magnitudë 7.7 në Kahramanmarash të Turqisë gjatë turneut ndërkombëtar “12 February”, ata shpëtuan pa lëndime nga situata dhe treguan heroizëm në ndihmë të njerëzve të mbetur nën rrënoja.
Tani, FMK ka reaguar edhe në “Facebook” duke treguar se të gjitha objektet rreth hotelit se ku ishin të akomoduar janë rrafshuar për toke.
“Ekipi i Federatës së Mundjes së Kosovës pjesëmarrëse në Turneun ndërkombëtar “12 February” në Kahramanmarash të Turqisë, ku fal Zotit i shpëtoi më të keqes nga tërmeti katastrofal 7.7 shkallë. Të gjitha objektet afër hotelit ku ishim të vendosur ekipi i FMK-së janë rrafshuar për toke”, shkruante FMK në “Facebook”.
“Mundësat tanë treguan heroizëm të pa parë duke ju ndihmuar njerëzve të mbetur nën gërmadha. Ekipa e FMK-së për momentin është vendosur në qytetin Kajseri”, shkruante më tej në komunikatën e FMK-së.
/TV Arbëria