OKB-ja ka paralajmëruar për një mungesë të madhe të furnizimeve mjekësore, derisa kërkimi për të mbijetuarit pas tërmetit vazhdon në Mianmar.
Mbi 1,600 njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë plagosur në Mianmar pas një tërmeti të madh 7.7 të premten, i cili u ndje edhe në vendet fqinje, shkruan CNN.
Në Bangkok, ku një ndërtesë shumëkatëshe në ndërtim u shemb si pasojë e tërmetit, një trup i 12-të u gjet vonë të shtunën në mbrëmje.
Por mund të ketë një fije shprese për disa nga ata që presin, pasi një grua në Mandalay u nxor e gjallë nga rrënojat, pasi mbeti e bllokuar për 30 orë.
Grupet e ndihmës kanë frikë se ndihma nuk po arrin vendet më të goditura. Rreth 20 milionë njerëz jetojnë në zonat e prekura nga tërmeti në Mianmar.
Rrugët e dëmtuara, rrjetet e dobëta të komunikimit dhe një luftë civile katërvjeçare po pengojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit.