Turqia dhe Siria janë tronditur sot si pasojë e tërmeteve të njëpasnjëshme, ku më i forti kishte një magnitudë prej 7.8 shkallësh.
Më shumë se 2,100 persona deri tani thuhet se e kanë humbur jetën, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të kërkojnë për viktima ose njerëz të tjerë që kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, raporton TV Arbëria.
Vdekjes nga tërmeti nuk i ka shpëtuar as portieri turk, Ahmet Eyuo Turkaslan, i cili mbronte ngjyrat e skuadrës turke, Yeni Malatyaspor Kulubu.
Trupi i Turkaslan u gjet i vdekur pas kërkimit në rrënojat masive.
Më herët TV Arbëria raportoi për portierin turk që u gjet në rrënoja dhe po luftonte me jetën
/TV Arbëria