Futbollisti ganez, Christian Atsu është shpëtuar nga rrënojat e ndërtesës së shembur nga tërmeti vdekjeprurës që ka goditur Turqinë jugore të hënën.
“Ne kemi marrë disa lajme pozitive se Christian Atsu është shpëtuar me sukses nga rrënojat e ndërtesës së shembur dhe po merr trajtim. Le të vazhdojmë të lutemi për Christian”, ka shkruar të martën Federata e Futbollit të Ganës në Twitter.
Update: We’ve received some positive news that Christian Atsu has been successfully rescued from the rubble of the collapsed building and is receiving treatment.
Let’s continue to pray for Christian🙏🏽
— Ghana Football Association (@ghanafaofficial) February 7, 2023
Atsu, i cili aktualisht luan për ekipin turk, Hatayspor, është gjetur në provincën jugore të Hatay-t.
Ish-klubi i lojtarit, skuadra e Premier League, Everton, ka potencuar se është “lehtësuar” kur ka dëgjuar për shpëtimin e futbollistit.
We are relieved to hear @ChristianAtsu20 has been found and is recovering in hospital. Our thoughts continue to be with everyone affected by the earthquakes in Turkey and Syria. 🙏💙 https://t.co/HO5HYC2h0y
— Everton (@Everton) February 7, 2023
Ndryshe, mbi 5 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të djeshëm.
LEXO EDHE:
/TV Arbëria