Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tërmeti në Japoni: Arrin në 126 numri i të vdekurve

Tërmeti në Japoni: Arrin në 126 numri i të vdekurve

Numri i të vdekurve nga tërmeti që tronditi bregdetin perëndimor të Japonisë javën e kaluar është rritur në 126 të shtunën.

Pasgoditjet e tërmetit kërcënojnë të bllokojnë rrugët kyçe për dërgesat e ndihmës dhe të shembin më shumë shtëpi, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Zyrtarët paralajmëruan se rrugët, tashmë të plasaritura nga dhjetëra tërmete që vazhdojnë të tronditin zonën, mund të shemben plotësisht me rritjen e pritshme të shiut dhe borës gjatë fundjavës.

Qyteti Wajima në qendër të Japonisë ka regjistruar numrin më të madh të vdekjeve me 69, i ndjekur nga Suzu me 38. Rreth 500 persona u lënduan, të paktën 27 prej tyre në gjendje të rëndë.

Më shumë se 200 persona janë ende të zhdukur, megjithëse numri ka pasur luhatje. Njëmbëdhjetë persona u raportuan të bllokuar nën dy shtëpi që u shembën në Anamizu.

/TV Arbëria

Powered by WordPress