Një tërmet vdekjeprurës e ka goditur Afganistanin gjatë së shtunës.
Qindra persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e këtij tërmeti.
Sipas raportimit të BBC-së, shkalla e dridhjes së tokës ishte 6.3, i cili shkatërroi disa fshatra rreth 40 kilometra nga qyteti i Heratit të shtunën.
Shumë ndërtesa u dëmtuan, duke bllokuar njerëzit nën rrënoja.
Ka raportime kontradiktore rreth numrit të viktimave.
Sipas drejtorit të spitalit të provincës së Heratit, numri i viktimave është 255 dhe 500 të plagosur.
E ndërkaq, shefi i menaxhimit të fatkeqësive të kësaj province Mosa Ashari, iu tha gazetarëve se deri më tani jetën e kanë humbur 120 persona.
Herati ndodhet 120 kilometra në lindje të kufirit iranian.
Në këtë provincë besohet se jetojnë rreth 1.9 milionë banorë.
Afganistani goditet shpesh nga tërmetet, shkruan BBC.
Në qershorin e vitit të kaluar, provinca e Paktikës u godit nga një tërmet me magnitudë 5.9 i cili vrau më shumë se 1 mijë njerëz dhe la dhjetëra mijëra të pastrehë.
/TV Arbëria