Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Filipinet, nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami

Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi Filipinet, nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.8 ballësh të shkallës Rihter goditi brigjet jugore të Filipineve.

Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) njoftoi se nuk është lëshuar asnjë paralajmërim për cunami dhe aktualisht nuk ka informacione për viktima apo dëme materiale.

Agjencia lokale sizmologjike njoftoi gjithashtu se nuk priten dëme nga tërmeti, por paralajmëroi për pasgoditje në rajon, raporton reuters.

Në komunën Lingig, oficeri lokal i fatkeqësive Ian Onsing tha se ai u zgjua nga një tërmet që zgjati disa sekonda.

“Tërmeti ishte mjaft i fortë. Gjërat po lëviznin. Mendoj se lëkundjet e tokës zgjatën rreth 10-15 sekonda”, tha Onsing për AFP.

Tërmetet godasin rregullisht shtetin filipinas dhe shumica janë shumë të dobëta për t’u ndjerë nga njerëzit.

Powered by WordPress