Një paralajmërim për cunami ka hyrë në fuqi në Japoninë jugore pasi vendi është goditur nga dy tërmete të fuqishme të njëpasnjëshme me magnitudë 6.9 dhe 7.1.
Bëhet e ditur se paralajmërimi për cunami është lëshuar për rajonet bregdetare në ishujt jugor të Japonisë, Kyushu dhe Shikoku.
Së fundmi, transmetuesi publik japonez NHK ka raportuar se valët e para kanë goditur brigjet e Miyazakit, por priten edhe të tjera, shkruan the New York Times.
Ndryshe, tërmeti i parë ndodhi në më pak se 32 kilometra larg bregut të Miyazaki në Kyushu, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.