Një tërmet me magnitudë 4.4 rihter është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Bosnjë dhe Hercegovinë, ndërsa është ndjerë në Kroaci dhe Mal të Zi.
Lëkundjet e tokës janë ndjerë në disa qytete në Bosnje dhe Hercegovinë, duke përfshirë Mostarin, Stolac dhe Sarajevë.
Toka është lëkundur për rreth pesë sekonda, gjë që ka shkaktuar shqetësim te qytetarët.
Sipas informacioneve paraprake nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, epiqendra e tërmetit ka qenë 20 kilometra larg Stolacit.
Nuk ka ende informacione për dëme të mundshme materiale. /TV Arbëria