Një tërmet me fuqi prej 3 shkallë të Rihterit dridhi Maqedoninë e Veriut në orët e para të mëngjesit të 4 majit.
Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, informoi se epiqendra e tërmetit ishte Shkup.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti është ndjerë nga popullata e qytetit të Shkupit dhe rrethinës.