Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tërmet në Itali

Tërmet në Itali

Një tërmet me magnitudë 3.6, është regjistruar pak para orës 08:00 në provincën e Reggio Calabria-s. Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti e kishte epiqendrën midis Samo, Ferruzzano dhe Motticella në një thellësi prej 14 kilometrash.

Tronditja u ndje dukshëm si në Reggino ashtu edhe në Messina. Për momentin nuk raportohet për dëme apo viktima.

“Tërmeti u ndje mjaft fuqishëm. Njerëzit dolën në rrugë dhe janë ende jashtë shtëpive të tyre sepse kanë frikë”, deklaroi Paolo Pulitanò, kryebashkiaku i Samo, një fshat i vogël pranë epiqendrës së tërmetit.

Kryebashkiaku saktëson se “situata tani është e qetë dhe për momentin nuk ka raportime për dëme”. Si masë paraprake, thotë ai, “sot do të mbyllen shkollat ​​dhe së bashku me teknikët do të bëhen kontrolle në zonë”.

 

Powered by WordPress