Një tërmet me magnitudë 6.9 është regjistruar sot në rajonin e Ishujve Kermadec në Zelandën e Re, tha Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS).
Tërmeti ishte në një thellësi prej 152 km (94 milje).
Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare vlerësoi më herët magnitudën në 6.6 ballë dhe një thellësi në 183 km. Asnjë paralajmërim për cunami nuk u lëshua pas tërmetit, bëri të ditur Sistemi i Paralajmërimit të Tsunamit në SHBA.
/TV Arbëria