Një tërmet me magnitudë 6.8 të Shkallës Rihter ka tronditur detin jugor të Okhotsk në brigjet e Hokkaido të Japonisë të shtunën, tha shërbimi i motit i vendit.
Lëkundjet u regjistruan në orën 12:29 me orën lokale, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Sizmologët thonë se fenomeni është i vazhdueshëm.
Japonia lëshoi dje – për herë të parë, sipas NBC – një paralajmërim për mundësinë e një “mega-tërmeti” pas tërmetit të fortë prej 7.1 Rihter që goditi bregdetin jugor të vendit.
Sizmologët mbajtën një takim urgjent dhe shërbimi i motit përfundimisht lëshoi atë që e quajti “paralajmërim për tërmet të madh”, duke gjykuar se mundësia e një tërmeti të madh ishte relativisht më e lartë se zakonisht, por jo e sigurt që do të ndodhte në të ardhmen e afërt.