Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tërmet i fuqishëm në Japoni – nuk raportohet për viktima

Tërmet i fuqishëm në Japoni – nuk raportohet për viktima

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballësh të shkallësh së Rihterit, goditi bregun perëndimor të ishullit japonez, Shikoku.

Nuk kishte asnjë kërcënim për një cunami dhe nuk ka raporte fillestare për të lënduar apo dëme nga tërmeti.

Duke goditur në një thellësi prej 50 kilometrash, epiqendra ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku.

Dridhja u ndje në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore.

Asnjë anomali nuk është zbuluar në Uzinën Bërthamore të Shikoku Electric Power në Ikata në prefekturën Ehime.

Ndryshe, Japonia edhe para dy jave u godit nga një tërmet me intensitetet prej 6 ballësh. /Telegrafi/

Powered by WordPress