Një tërmet me fuqi 6.4 ballë sipas shkallës RIhter goditi Afganistanin të enjten, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.
Tërmeti goditi rrethin Jurm të provincës verilindore Badakhshan në orën 09:20 me kohë GMT, tha agjencia e qeverisë amerikane.
Lëkundjet u ndjenë gjithashtu në të gjithë Pakistanin dhe në disa pjesë të Indisë dhe Kashmirit. Deri më tani nuk raportohet për dëme dhe viktima. /AA