Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Tërmet i fortë në Itali, sa ishte magnituda

Tërmet i fortë në Itali, sa ishte magnituda

ITALI- Një tërmet i fortë është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në rajonin e Kalabrisë, në Itali.

Sipas të dhënave të para nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 5.0 i Shkallës Rihter.

Epiqendra u regjistrua në Pietrapaola, në një thellësi prej 21 kilometrash, në zonën e Cosenza, por lëkundjet u ndjenë  edhe në Catanzarro.

Aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz dhe banesa.

Powered by WordPress