Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për dy proceset zgjedhore në katër komunat e veriut të Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë numrin 112, Lëvizja Vetëvendosje 115, Partia e Serbëve të Kosovës 113, Iniciativa Qytetare Mitrovica 111 dhe Slagjana Pantoviq me numër 114.
Kujtojmë se zgjedhjet për komuna do të mbahen më 18 dhjetor ndërsa për dy kuvende komunale do të mbahen më 25 dhjetor. /TV Arbëria