Lenacapavir, një trajtim i ri me injeksion për HIV-in, iu administrua grave në Afrikën e Jugut dhe Ugandë me pothuajse 100% efikasitet.
Sipas rezultateve të një studimi të ri të publikuar, një mjekim i dhënë dy herë në vit për të trajtuar SIDA ishte 100 për qind efektiv në parandalimin e infeksioneve të reja tek grate, raporton Euronews Health.
Studiuesit raportuan se nuk kishte infeksione në gratë dhe vajzat e reja që morën injeksione në një studim me rreth 5,000 në Afrikën e Jugut dhe Ugandë.
“Të shohësh këtë nivel mbrojtjeje është mahnitëse,” tha Salim Abdool Karim rreth injeksioneve terapeutike. Ai është drejtor i një qendre kërkimore për AIDS në Durban, Afrika e Jugut, i cili nuk ishte pjesë e studimit.
Ilaçet e zhvilluara nga prodhuesi amerikan i barnave Gilead dhe të shitura si Sunlenca janë miratuar në SHBA, Kanada, Evropë dhe gjetkë, por vetëm si trajtim për HIV.
Kompania tha se është duke pritur për rezultatet e testimit te meshkujt përpara se të kërkojë leje për ta përdorur atë për t’u mbrojtur nga infeksioni.
Rezultatet tek gratë u publikuan të mërkurën në “New England Journal of Medicine” dhe u diskutuan në një konferencë për AIDS në Mynih.