Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Teoria e nevojave të Maslovit si strategji elektorale e Albin Kurtit

Teoria e nevojave të Maslovit si strategji elektorale e Albin Kurtit

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Kushdo që i ka përcjell reagimet e eksponentëve të Lëvizjes Vetëvendosje, pak para seancës për (mos)votimin e Qeverisë Kurti 3, shihet qartë së të njëjtit kanë insistuar që të ngjall alarmin për krizën që mund ta pret shoqërinë kosovare nga refuzimi i deputetëve të partive “opozitare” për ta mbështetur Albin Kurtin, për një mandat të ri në ekzekutiv.

Fillimisht ministri jo legjitim në detyrë i Financave dhe njëkohësisht deputeti i këtij subjekti politik, Hekuran Murati, ka shkruar në rrjetin e tij social se në  “seancën e sotme janë dy mundësi, ose do të kemi Qeveri Kurti 3 ose vendi do të shkojë edhe njëherë në zgjedhje duke rrezikuar shumë procese si Buxheti, Plani i Rritjes i BE-së, funksionimi i institucioneve të pavarura etj” Ndërkohë gjatë ekspozimit të “programit qeveritar” edhe Albin Kurti mbrojti pak a shumë këtë linjë.

Politikisht, ky arsyetim shihet qartë se ka për motiv që t’i ekspozojë partitë opozitare si  fajtore kryesore për kolapsin financiar që do të mund ta godas shtetin e Kosovës. Sepse të njëjtat të verbuara nga smira, xhelozia dhe dashakeqësia nga sukseset qeverisëse të Albin Kurtit, janë mobilizuar që t’i privojnë qytetarët e Kosovës edhe nga nevojat bazike ekonomike, duke e rrezikuar buxhetin e shtetit, se pse po kanë votuar për Lëvizjen Vetëvendosje.

Në këtë drejtim, Albin Kurti tashmë shihet qartë se do t’i shfrytëzojë këto presione bazike njerëzore si strategji elektorale. Nëse për një mandat të plotë qeveris ai kishte tentuar të shfaqet si figura  kryesore e sigurisë shtetërore dhe nacionale, një lloj politikani i “Mr Security”,  për të përballuar agresionet paramilitare të Serbisë në pjesën veriore, e për të instaluar, ligj, rend dhe sovranitet në atë pjesë, tash mëton të shndërrohet edhe si adresa e vetme e mundshme për t’i plotësuar nevojat ekonomike. Nuk është e rastësishme që dje deklaroi se në zgjedhjet e jashtëzakonshme që po trokasin ka edhe më shumë arsyeje që të angazhohet për sigurimin e 500  mijë votave, sepse kjo është e vetmja mundësi që t’i shmanget shantazhit të subjekteve tjera politike për  të garantuar stabilitet social, ekonomik dhe politik. Ku tash e tutje ai nuk do të varej nga asnjëra prej tyre edhe për miratimin e ligjit bazik të një Qeverie, siç është ai për buxhetin pa të cilin falimenton shteti.

Të ndodhur në zgrip të ekzistencës nga ky skenar ogurzi, qytetarët e Kosoovs, mund të reagojnë në mënyrë të befasishme përballë kësaj situate ekstreme. Sepse është e ditur që nga teoria  e nevojave të psikologut amerikan Abraham Maslow, se plotësimi i atyre biologjike është baza e parë e të gjitha nevojave. Pas tyre pasojnë ato të sigurisë dhe në fund të piramidës gjenden ato për vetëaktualizim. Ngase sipas psikologut të sipër cekur, “privimi është ajo që shkakton mangësi, kështu që kur dikush ka nevoja të paplotësuara, kjo i motivon ata të përmbushin atë që po i mohohet”.

Në këtë drejtim strategjia e Albin Kurtit në këtë fushatë elektorale pretendon të fokusohet kryesisht në këto dy nevoja. Ku votat e kërkuara nga qytetarët për  të janë e vetmja mundësi që të shmanget rreziku që qytetaret e Kosovës që të privohen nga këto presione imediate. Ku ai  i cili mbase është përgjegjësi kryesor për akumulimin e këtyre presioneve nëpërmjet zvarritjes së bllokadës politike dhe institucionale, në fund të shfaqet si shpëtimtari i vetëm.